Atentat në mes të Qytetit, ekzekutohet me pesë plumba një 28-vjeçar

HomeActual

Atentat në mes të Qytetit, ekzekutohet me pesë plumba një 28-vjeçar

Kantier punimesh në fshatin Zëmblak të Bashkisë Maliq
𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧

Atentat në mes të Tiranës, ekzekutohet me pesë plumba djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi

Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. 

Predni është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit. 

 Djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda Fran Prendi, është qëlluar në kokë dhe bark.

I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë. 

Prendi është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.