SPAK e konfirmon zyrtarisht: Erion Veliaj po hetohet për “Shpërdorim Detyre”

HomeActual

SPAK e konfirmon zyrtarisht: Erion Veliaj po hetohet për “Shpërdorim Detyre”

Maliq/ Kultivonte bimë narkotike Kanabis, arrestohet 25- vjeçari..
The weather improves, all national roads passable
Korçë/ 35 vjeçari u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Prej kohësh po përflitet emri i tij në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), por vetëm sot është konfirmuar zyrtarisht se kryebashkiaku Erion Veliaj është nën hetim. Nuk bëhet fjalë për inceneratorin e Tiranës të shumëpërfolur, por për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pikërisht për kauzën e mbrojtur nga aktorët që ishin kundër, Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se është në fazën e hetimeve paraprake.

Një nga kallëzuesit në këtë organ të rëndësishëm të hetimit në vend ka marrë “kthim-përgjigje” për interesimin e tij për statusin në të cilin gjendet kryebashkiaku Veliaj. Në dokumentin e siguruar nga “Alfapress”, shihet se është prokurori Andnan Xholi që ka firmosur me delegim të Altin Dumanit.

Sipas SPAK procedimi penal është regjistruar në vitin 2020 dhe është në fazën e hetimeve paraprake. Pas protestës së qytetarëve, por edhe të disa aktorëve që kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre në atë teatër, me sa duket Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet.

Duhet theksuar se do të jetë po ky organ që do të vendosë nëse do të shkojë më tej apo jo, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura.

Pas zhurmës së madhe me Inceneratorin e Tiranës dhe aferës korruptive me “5D”, për të cilat thuhet se Erion Veliaj mund të hetohet nga SPAK, për Teatrin Kombëtar, organi i akuzës ka treguar se për kryebashkiakun është regjistruar procedim penal.