Kur mund t’u ndalojë policia, ndryshimet në ligj caktojnë rregullat e reja për kontrollet

HomePolitics

Kur mund t’u ndalojë policia, ndryshimet në ligj caktojnë rregullat e reja për kontrollet

“Duhet të punoni me ritëm të lartë”, zyrtari i KE: Të bëhen ndryshime në legjislacion, të afrohen me standartet e BE
Gjysma e qeverisë në burg, shpërthen politikani i njohur: Hajdutët që s’i duhen më Ramës, urdhëron SPAK-un t’ja heqë!
Agresioni rus/ Presidenti Begaj: Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës

Ligji për kontrollet e policisë së shtetit ndaj personave që dyshohen se kanë shkelur kodin penal pritet që të ndryshojnë. Projektligji i depozituar në Parlamentin e Shqipërisë përcakton rastet dhe kushtet në të cilat një  person duhet ndaluar apo kontrolluar nga efektivët e Policisë së Shtetit. Neni 18 parashikon se nëse një person dyshohet për përfshirje në ngjarje kriminale, gjendet në një zonë të ndaluar apo të rrethuar nga policia apo nëse akuzohet për shkelje administrative, efektivëve i jepet e drejta që të kontrollojë identitetin e personit. Gjithashtu në rast se një person i dyshuar nuk mban mjet identifikimi apo lëviz me identitet të rremë, uniformave blu i jepet e drejta të publikojë pamje të personit për të mundësuar identitetin e tij më anë të personave të tjerë. Ndërkohë në projektligjin e ri neni 19 parashikohen dhe rregullat e ndalimit të një personi. Një person ndalohet përkohësisht kur ka identitet të rremë, por jo në rastet kur ka pamundësi shëndetësore apo është me aftësi të kufizuara. Gjithashtu një ndalim i përkohshëm ka një afat kohor prej 5 orësh deri në sqarimin e çështjes. Ndërsa rastet kur dyshohet për ngjarje kriminale, akuzat për shkelje administrative, rastet e akteve të terrorizimit apo edhe armëmbajtjet pa leje i japin të drejtën policisë që të ndalojë personin me një afat kohor më të gjatë deri në sqarimin e çështjes.

/gazeta_sot