Java nis me diell dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

HomeActual

Java nis me diell dhe kalime vranësirash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Hapet në korrik, Tuneli i Llogorasë pa pagesë gjatë verës
𝐋𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐥𝐝 𝐓𝐫𝐮𝐦𝐩, 𝐢 𝐡𝐞𝐪 𝐚𝐤𝐬𝐞𝐬𝐢𝐧 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐥𝐚𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐉𝐨𝐞 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧
Tjetër rast në Korçë, u kap duke vënë baste sportive, me anë të celularit të tij

Këtë javë, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme

Me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës. Ditët me diell do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë javës.

Por përjashtim bën dita e martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit. Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.

Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim – juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

/gazeta-shqip