Autoritetet japin alarmin! Akropoli qëndron i mbyllur për të dytën ditë radhazi në Greqi, shkak bëhen temperaturat e larta

HomeWorld

Autoritetet japin alarmin! Akropoli qëndron i mbyllur për të dytën ditë radhazi në Greqi, shkak bëhen temperaturat e larta

55 victims of the polar storm in the USAThe polar storm that has engulfed much of the US has brought the death toll to 55.
Talibanët: Tetë persona janë vrarë prej dy sulmeve ajrore të Pakistanit në Afganistan
Vrasja brutale e një 53 vjeçareje në Brazil, burri e përplasi me makinë dhe i hoqi zemrën pasi e akuzoi për përdhunim

Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë, u mbyll për publikun gjatë orëve më të nxehta të së mërkurës, pasi vala e të nxehtit të sezonit përfshiu vendin, duke shkaktuar mbyllje të shkollave dhe paralajmërime shëndetësore.

Ministria e Kulturës është shprehur se siti arkeologjik i listuar në UNESCO në Athinë do të qëndrojë i mbyllur në orët e pikut të vapës që pritet të arrijnë 43C edhe ditën e sotme.

Meteorologët kanë vënë në dukje se kjo është vala më e hershme e të nxehtit – e cila për Greqinë klasifikohet si temperatura që tejkalojnë 38 gradë Celsius për të paktën tre ditë – në historinë e regjistruar.

Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të zjarreve në rajonin e Atikës rreth Athinës.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura në disa qarqe të vendit edhe për ditën e sotme, ndërsa ministria e punës ka këshilluar punonjësit e sektorit publik të punojnë nga shtëpia.

/gazeta-shqip