Korçë/Një shtetas nga Bulgareci u kap duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme

HomeActual

Korçë/Një shtetas nga Bulgareci u kap duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme

Meritoni i përmendi të bijën, Ledjona në lot: Turp për ty që je dhe prind vetë!
Dorëheqje në Bashkinë Maliq: 6 Administratorë Lënë Detyrën
Mëmëlisht/ Ndërron jetë këmbësori, autori braktis makinën pranë stacionit të trenit dhe largohet…

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 37 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në rrugën “Vithkuq-Korçë” u kap duke transportuar me një automjet furgon, dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Sasia e druve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.