Maliq/Informacion shtesë, kapet autori i aksidentit në zvezdë

HomeActual

Maliq/Informacion shtesë, kapet autori i aksidentit në zvezdë

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Këmbimi valutor 5 qershor 2024
Java e 15-të e kategorisë së dytë për Grupin B ka sjellë këto rezultate për tre skuadrat e Prefekturës së Korçës.
Korçë/Zbulohet një magazinë ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.

Maliq/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur pranë urës së fshatit Zvezdë, Maliq, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Audi”, i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht 20-vjeçari, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.