“Pylli Fazanëve” në Maliq, një destinacion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt

HomeActual

“Pylli Fazanëve” në Maliq, një destinacion turistik jo vetëm për vendasit, por edhe të huajt

Largimi i të rinjve, “plagë” për shoqërinë shqiptare
Kapet një 32-vjeçar duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis
Maliq/Shpallet në kërkim një 30-Vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta një 26-vjeçar

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe ngrohjen e motit, një ndër destinacionet turistike në bashkinë e Maliqit, mbetet dhe rezervati i këtij qyteti, i njohur ndryshe si “Pylli Fazanëve”.

Ndonëse është tepër i njohur për vendasit, kohët e fundit ai është kthyer një destinacion turistik dhe për banorët e qyteteve të tjera dhe të huajt.

I ndodhur vetëm 12 kilometra larg qytetit të Korçës, “Pylli fazanëve” përveç se një zonë e mbrojtur, është bërë edhe pjesë e guidave të rajonit të Korçës.

Kjo ka bërë që përveç vizitorëve vendas të vizitohet dhe nga të huajt kryesisht gjermanë, polakë dhe çekë.

Vendasit e kanë ruajtur me fanatizëm rezervatin, që është i pasur me florën dhe faunën e rajonit të Korçës, ku përveç bimësisë është i njohur dhe për kaprollat dhe natyrisht fazanët, prej nga ka marrë dhe emrin.

Natyra e mrekullueshme dhe speciet e këtij rezervati janë mahnitës për vizitorët, kryesisht për ata që e vizitojnë për herë të parë dhe për fëmijët.

Rezervati prej 60 hektarësh është përfituar pas përfundimit të tharjes së kënetës së Maliqit në vitin 1960. Që prej krijimit, ai ka pasur statusin e muzeumit natyror, ndërsa prej vitit 2015 u bë edhe pjesë e zonave të mbrojtura.

/abcnews.al/