Enea Mihaj tregon raportet me Silvinjon dhe si po përgatitet për Europianin e Gjermanisë

HomeSport

Enea Mihaj tregon raportet me Silvinjon dhe si po përgatitet për Europianin e Gjermanisë

The Albanian Cup returns on Wednesday with the 1/8 round, get to know the match schedules
Dhunë në futbollin turk, lojtarët e Fenerbahçe sulmohen nga tifozët e Trabzonspor
Çudirat të futbollit shqiptar, në Maliq mysafirët e Delvinës i drejton mjeku i ekipit pasi trajneri është në “rrjetën” e SPAK

Duke folur për “Sportime”, mbrojtësi i Kombëtares Enea Mihaj nuk e fshehu dëshirën që trajneri Silvinjo ta kishte atë në fokus dhe ta ftonte në Europianin e Gjermanisë, i bindur se ai ka çfarë t’i japë ekipit kombëtar. Në intervistën e tij ai ka folur edhe për çështje të tjera veç Kombëtares, si aventurën e tij portugeze me Famalikaon, karrierën që pati te Paoku etj. Mbi gjithçka, ai i thuri elozhe Silvinjos për punën e mrekullueshme që ka bërë në krye të Kombëtares kuqezi. por aventura e tij me Famalikaon duket se rrëmben emocionin më të madh të mbrojtësit. “Jam i lumtur në Portugali dhe në skuadrën e Famalikaos. Kam ritëm konkurrues dhe jam duke u zhvilluar dita-ditës. Këto janë dy gjërat më të rëndësishme për një futbollist. Kisha disa propozime që ishin më të mira financiarisht, por doja të luaja në një ligë ku mund të rritesha dhe prandaj zgjodha Portugalinë”, theksoi për “Sportime” mbrojtësi Enea Mihaj.

/gazeta_sot