Dhuna në familje/ 218 kërkesa për urdhër mbrojtje gjatë një viti

HomeActual

Dhuna në familje/ 218 kërkesa për urdhër mbrojtje gjatë një viti

Policia e Korçës identifikon, kap dhe vë në pranga shtetasin që hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.
Arian Jaupllari kryeson bindëshëm sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit, ja kush renditet i fundit ..
Korçë/ Gjatë një konflikti një shtetas ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar

RTSH Korça

Dhuna në familje është një fenomen shqetësues në rajonin e Korçës, ku kryesisht janë femrat viktima të dhunës duke iu drejtuar më pas edhe policisë e gjykatës për të marrë mbrojtje.

Arsyet e pushimit të çështjes për urdhër mbrojtje sipas burimeve zyrtare nga gjykata lidhen me mos paraqitjen e palës paditëse, por edhe me faktin se pala paditëse ose kërkuese paraqet kërkesë për heqje dorë nga gjykimi i urdhërit. Sipas të njëjtave burime mësohet se pjesa më e madhe e kërkesave për urdhër mbrojtje vijnë nga zonat rurale me 131 të tilla, ndërsa 87 janë kërkesa të viktimave të dhunës që banojnë në qytet. Bëhet fjalë kryesisht për femra të martuara me një, dy, apo tre fëmijë, të të gjitha niveleve arsimore, por mbizotërojnë ato me arsim nëntëvjeçar. Viktimat e dhunës në familje të cilat kanë depozituar kërkesa për urdhër mbrojtje pranë gjykatës janë më së shumti të vetëpunësuara, ose të punësuara në sektorin privat, ndërsa një pjesë më e vogël e tyre janë të papuna. Arsyet e dhënies së urdhërave të mbrojtjes lidhen me faktin se dhunuesi ka kërcënuar viktimën se do të kryejë vepra të dhunës në familje, apo ka tentuar të ngacmojë a të kontaktojë me viktimën kur i është ndaluar një gjë e tillë. Përveç rasteve të grave të dhunuara gjatë vitit të kaluar në Korçë janë evidentuar edhe raste të dhunimit të fëmijëve, apo të moshuarve.