Statkraft nis studimin për HEC-in e ri 1200 MW në Devoll

HomeActual

Statkraft nis studimin për HEC-in e ri 1200 MW në Devoll

Kapet një 32-vjeçar duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis
Korçë/Disa të rinj pas një konflikti gjatë natës i djegin dy automjete qytetarit korçar
Romina Xhaferi/Ne jemi këtu në Tokë për të….

Gjigandi norvegjez Statkraft, njoftoi nisjen e studimit për projektin e hidrocentralit 1200 mega me sistem pompimi, që synon të ndërtojë në Shqipëri. Aktualisht kompania operon dy hidrocentrale ne vendin tonë, Banjën dhe Moglicën.

Kompania mëmë ka publikuar sot rezultatet financiare në Bursa, ku ka raportuar për vitin 2023 rezultatin financiar të dytin më të mirë në historinë e saj. Pas çmimeve rekord në bursa të vitit 2022, edhe vitin e shkuar kompania arriti të gjenerojë një fitim neto pas taksave prej 2.2 miliardë eurosh.

Ndër të tjera, në njoftimin për të gjithë aksionerët, norvegjezët nënvizojnë si një prej lajmeve më të rëndësishme të tremujorit të fundit, nisjen e studimit të parafizibilitetit për një central me rezervë me pompim prej 1,200 Më.

Kompania e kishte njoftuar edhe në fund të vitit të shkuar idenë për të përdorur rezervuarin e Moglicës, që mban 380 milionë metër kub ujë, si bazë për centralin e ri me pompim, teksa turbinat mund të vendosen edhe nëntokë.

Kjo do ta rriste ndjeshëm prodhimin vjetor të energjisë elektrike në Shqipëri dhe do të përmirësonte menaxhimin e kaskadës së Devollit. Kompania pret që faza e studimit të përfundojë këtë vit, duke i hapur rrugë vendimmarrjes për ta bërë apo jo një investim të tillë. Por fakti që ky projekt konsiderohet nga Statkraft ndër më të rëndësishmit, e bën atë edhe më të mundur për të nisur fazën e zbatimit në 2025 dhe prodhimin deri në vitin 2030.