“Ne nuk marrim dot as atë që hedhim”/ Fermerët të irrituar kundër Ballkanit të Hapur: Po na shkatërron prodhimi nga Serbia

HomeActual

“Ne nuk marrim dot as atë që hedhim”/ Fermerët të irrituar kundër Ballkanit të Hapur: Po na shkatërron prodhimi nga Serbia

Korçë/ Gjatë një konflikti një shtetas ka goditur me sende të forta në kokë një 55-vjeçar
Tragjike/Një 30- vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur 
Ja ç’farë raporton policia gjatë 24- orëve të fundit

Fermerët në zonën e Korçës vazhdojnë të ankohen se po falimentojnë për shkak të nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.

Ata thonë se malli vjen nga Serbia me çmim shumë të ulët për shkak të referencave.“Unë kam 15 dynym mollë, më përpara kam pasur 40 dynym mollë. Ngaqë është ulur çmimi i mallit, na mbetet mall pa shitur.

Çmimet e plehrave dhe ilaçeve janë rritur shumë.

Efektin nuk e bëjnë se janë të skaduara dhe ja ku i kam prerë mollët.

Ja ku e kam prerë parcelën me mollë dhe po diskutoj se me çfarë do e mbjell, me ndonjë fasule apo grurë sa për të ngrënë bukë.

Këtë vit ka pasur treg për mollën, por na konkurron Serbia, si u bëmë motër dhe vëlla me Serbinë. Vijnë me çmim më të ulët nga andej për shkak të doganës, se andej shteti në Serbi i subvencionon shteti. Ne nuk marrim dot as atë që hedhim,” tha një nga fermerët.

Kur u pyet se çfarë ndihme u vjen nga qeveria shqiptare, fermeri qeshi duke thënë se qeveria po vjedh edhe ndihmat e BE-së për fermerët.

/GAZETA_SOT