Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton ‘superfuqi’

HomeTechnology

Pacienti i parë në botë me çip në tru fiton ‘superfuqi’

Honda recalls 750,000 cars due to airbag problems
Telefonat kanë jetëgjatësi – sa zgjasin modelet e markave të njohura
Një ekip inxhinierësh thonë se kanë zhvilluar një “super DVD” me kapacitet të dhënash prej 200 TB

Pacienti i parë në botë të cilit i është vendosur çipi i Neuralink në tru, mund të kontrollojë një maus kompjuteri “vetëm duke menduar”, është shprehur Elon Musk.

Themeluesi i kompanisë thotë se pacienti është rikuperuar plotësisht dhe kompania po  përpiqet të marrë sa më shumë klikime nga mausi.

“Progresi është i mirë. Pacienti duket se është shëruar plotësisht, pa efekte anësore. Ai mundet të lëvizë një maus rreth ekranit vetëm me anë të mendimit”, tha Musk në platformën X.

Ndërhyrja te pacienti u krye muajin e shkuar pasi kompania mori miratimin për eksperimentin në muajin shtator. Musk është shprehur se synimi i çipit në tru është që të lejojë personat me aftësi të veçanta si Stephen Haëking që të komunikojnë më shpejt. Ai ka thënë se mund të trajtojë edhe obezitetin, autizmin, depresionin dhe skizofreninë.

Procesi kryhet me anë të një roboti që përmes ndërhyrjes kirurgjikale vendos implantin e trurit në zonën e trurit që kontrollon qëllimin e lëvizjes./tvklan.al