RESHJET E PARA TË DËBORËS NË KORÇË/ ARRSH: KUJDES NË QARKULLIM, PAJISUNI ME GOMA DIMËRORE

HomeActual

RESHJET E PARA TË DËBORËS NË KORÇË/ ARRSH: KUJDES NË QARKULLIM, PAJISUNI ME GOMA DIMËRORE

Armand Braho trajnon të rinjtë në Voskopojë për edukimin mediatik dhe gazetarinë qytetare
Borjana Dine: Krim gjakftohtë dhe i planifikuar. Arsyet mund të jenë më shumë nga ato që mendojmë 
Reagim nga një qytetar/Opinion mbi Farsen “Shihemi në gjyq” 

RESHJET E PARA TË DËBORËS NË KORÇË/ ARRSH: KUJDES NË QARKULLIM, PAJISUNI ME GOMA DIMËRORE

Reshjet e para të dëborës për këtë vit kanë nisur në aksin rrugor Korçë–Dardhë, duke sjellë edhe angazhimin e ekipeve të mirëmbajtjes në terren.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se mjetet borëpastruese janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Aktualisht, aksi Korçë–Dardhë është i hapur dhe qarkullimi vijon normalisht, pa raportime për vështirësi.

Në kushtet e motit dimëror, ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore ose zinxhirë, për të shmangur problematikat gjatë udhëtimit.