Ndahet nga jeta Dr. Ylli Ziçishti, mjeku i njohur dhe humanisti nga Devolli

HomeActual

Ndahet nga jeta Dr. Ylli Ziçishti, mjeku i njohur dhe humanisti nga Devolli

E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, niset drejt Tiranës
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, njoftim për shtyp mbi ngjarjet e rendit dhe sigurisë në 24 orët e fundit
Maliq/Informacion shtesë, kapet autori i aksidentit në zvezdë

Ndahet nga jeta Dr. Ylli Ziçishti, mjeku i njohur dhe humanisti nga Devolli

Me dhimbje të thellë është përcjellë lajmi për ndarjen nga jeta të Dr. Ylli Ziçishtit, mjekut të njohur, humanistit dhe një prej figurave të respektuara të komunitetit të Ziçishtit në Devoll.

I vlerësuar për përkushtimin e tij në profesion, humanizmin dhe kontributin ndër vite, Dr. Ylli Ziçishti la pas një trashëgimi të çmuar njerëzore dhe profesionale.

Ai do të kujtohet me respekt e mirënjohje nga pacientët, kolegët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën mundësinë ta njihnin nga afër.

Bashkia Devoll ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e të ndjerit, duke vlerësuar figurën dhe kontributin e tij.

Kujtimi i Dr. Ylli Ziçishtit do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe vlerësuan veprën e tij.