Detaje të reja nga plagosja në Korçë, 30-vjeçari përfundon në spital pas një konflikti në Neviçisht
Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Neviçisht të Korçës, ku një 30-vjeçar dyshohet se është plagosur me mjet prerës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit në rrugë, ndërsa rreth orës 18:30 i dëmtuari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, 30-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani, rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten të paqarta. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.
Hetimet vijojnë.
