𝐊𝐎𝐑𝐂̧𝐄̈/ 𝐊𝐀𝐍𝐎𝐒𝐈 𝐌𝐄 𝐓𝐇𝐈𝐊𝐄̈ 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐀𝐑𝐄𝐍 𝐄 𝐊𝐋𝐈𝐍𝐈𝐊𝐄̈𝐒 𝐃𝐄𝐍𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐓𝐀 𝐕𝐉𝐄𝐃𝐇𝐔𝐑, 𝐀𝐑𝐑𝐄𝐒𝐓𝐎𝐇𝐄𝐓 𝟒𝟒-𝐕𝐉𝐄𝐂̧𝐀𝐑𝐈

HomeActual

𝐊𝐎𝐑𝐂̧𝐄̈/ 𝐊𝐀𝐍𝐎𝐒𝐈 𝐌𝐄 𝐓𝐇𝐈𝐊𝐄̈ 𝐏𝐑𝐎𝐍𝐀𝐑𝐄𝐍 𝐄 𝐊𝐋𝐈𝐍𝐈𝐊𝐄̈𝐒 𝐃𝐄𝐍𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐓𝐀 𝐕𝐉𝐄𝐃𝐇𝐔𝐑, 𝐀𝐑𝐑𝐄𝐒𝐓𝐎𝐇𝐄𝐓 𝟒𝟒-𝐕𝐉𝐄𝐂̧𝐀𝐑𝐈

Në Tushemisht, teknologjia moderne është ngritur mbi shëtitore, por dritat janë ende të fikura.
Maliq/Një person gjendet i pa jetë në banesën e tij..
Dalin pamjet, momentet kur Alma Arrazi drejtohet drejt urës së Bunës bashkë me tre fëmijët në udhëtimin pa kthim.

KORÇË/ KANOSI ME THIKË PRONAREN E KLINIKËS DENTARE PËR TA VJEDHUR, ARRESTOHET 44-VJEÇARI

Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Korçës, pasi tentoi të vidhte në një klinikë dentare, duke kanosur me thikë pronaren e saj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës, ku 44-vjeçari ka hyrë në ambientet e klinikës, ka shtyrë me forcë pronaren dhe e ka kërcënuar me thikë, me qëllim vjedhjen. Më pas, ai ka marrë një laptop dhe është larguar.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, A. Ç., banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën e dyshuar të përdorur për kanosjen dhe laptopin e vjedhur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.