REFORMA E RE ADMINISTRATËS PUBLIKE / Rama prezanton “Shkallën e Meritës”, testim kombëtar për punësimet në shtet

HomeActual

REFORMA E RE ADMINISTRATËS PUBLIKE / Rama prezanton “Shkallën e Meritës”, testim kombëtar për punësimet në shtet

Krenar Myrteza/Përse ura e Bushtricës është ende në këmbë
Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, mallra të licencuara të cilat i kishte fshehur në automjet, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari.
Partizani dhe Skënderbeu sfidojnë sot njëra-tjetrën në orën 20:00 në ndeshjen më vendimtare që mund të kenë luajtur ndonjëherë së bashku

REFORMA E RE ADMINISTRATËS PUBLIKE / Rama prezanton “Shkallën e Meritës”, testim kombëtar për punësimet në shtet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një reformë të re në administratën publike, të emërtuar “Shkalla e Meritës”, e cila synon të luftojë nepotizmin, punësimet përmes njohjeve dhe favorizimet politike, duke vendosur meritokracinë në qendër të rekrutimit në institucionet shtetërore.

Sipas planit të prezantuar, hyrja në administratën publike do të realizohet përmes një testimi unik kombëtar, të sekretuar dhe të digjitalizuar, i ndërtuar sipas modelit të Cambridge.

Kandidatët që arrijnë të kalojnë provimin do të pajisen me një certifikatë vlefshmërie katërvjeçare, e cila do t’u japë të drejtën të aplikojnë për pozicionet vakante në administratën shtetërore.

Një tjetër element i reformës është krijimi i një platforme digjitale, ku çdo aplikant do të regjistrohet dhe do të njoftohet në kohë reale për konkurset dhe vendet e lira të punës.

Gjithashtu, në këtë proces parashikohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale për monitorimin e karrierës profesionale dhe vlerësimin e performancës së punonjësve.

Objektivi i deklaruar i reformës është krijimi i një administrate publike ku punësimi dhe avancimi në karrierë të bazohen te aftësitë, rezultatet dhe merita profesionale.