Rriten taksat për biznesin dhe dividendin në 2027, qeveria propozon tatim-fitimin nga 15% në 17%

HomeActual

Rriten taksat për biznesin dhe dividendin në 2027, qeveria propozon tatim-fitimin nga 15% në 17%

Seanca në Apel, avokatët e Veliajt kërkojnë lirinë për kryebashkiakun, çfarë po ndodh në Gjykatë
Tragjike/Donte ta fejonte pa dëshirën e saj, 19-vjeçarja vret babain dhe e gropos brenda oborrit të banesës
Zbardhet vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok! Ja çfarë parashikohet

Rriten taksat për biznesin dhe dividendin në 2027, qeveria propozon tatim-fitimin nga 15% në 17%

Bizneset shqiptare mund të përballen me një barrë më të lartë fiskale nga viti 2027. Në paketën e re fiskale, qeveria propozon rritjen e tatim-fitimit dhe pothuajse dyfishimin e tatimit mbi dividendin, masa që pritet të sjellin dhjetëra milionë euro të ardhura shtesë në buxhetin e shtetit.

Sipas propozimit, tatim-fitimi për bizneset parashikohet të rritet nga 15% në 17%. Ky ndryshim pritet të sjellë të ardhura shtesë në buxhet prej 45 deri në 50 milionë euro në vit.

Ndryshime parashikohen edhe për tatimin mbi dividendin, i cili propozohet të rritet nga 8% në 15%. Sipas relacionit shoqërues, kjo masë mund të gjenerojë të ardhura shtesë prej 25 deri në 35 milionë euro në vit.

Në relacionin shoqërues argumentohet se synimi i këtyre ndryshimeve është rritja e taksimit mbi kapitalin dhe ulja e barrës tatimore mbi punësimin.

Propozimet pritet të hapin diskutime mbi ndikimin që rritja e taksave mund të ketë në fitimet e bizneseve, investimet dhe klimën ekonomike në vend.