Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Korçë, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar si autor

HomeActual

Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Korçë, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar si autor

Shqipëria po kap Europën për nivelin e çmimeve, por jo të jetesës
Bashkia Maliq çel nesër sezonin turistik, Pylli i Fazanëve pritet të ketë fluks dhe aktivitete pa fund
“Vëllanë ma vranë Mjekët” Motra e Leo Sadikut kërkon drejtësi

Plagoset me thikë një 19-vjeçar në Korçë, arrestohet 23-vjeçari i dyshuar si autor

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes disa të rinjve, pasditen e sotme në qytetin e Korçës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 11, ku i riu, me inicialet M. A., është goditur me thikë në pjesën e kofshës.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e 23-vjeçarit me inicialet R. I., i dyshuar si autor i plagosjes.

Nga verifikimet e kryera rezulton se 23-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, efektivët i kanë gjetur një sasi të dyshuar lënde narkotike të llojit cannabis sativa.

Ndërkohë, 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar motivet që çuan në konfliktin mes të rinjve.