Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro bashkimit me Maliqin
Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar me shumicë votash propozimin për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale, ku parashikohet bashkimi i Bashkisë së Maliqit me Bashkinë e Korçës.
Gjatë mbledhjes pati diskutime dhe qëndrime të ndryshme mes këshilltarëve. Gjatë dëgjesave publike rreth 75% e pjesëmarrësve janë shprehur pro reformës.
Propozimi u miratua me 25 vota pro dhe 5 kundër.
