Maliqi, qendër e folklorit dhe produkteve vendase të Rajonit të Korçës
Maliqi u kthye në një pikëtakim të traditës, folklorit dhe produkteve vendase, duke sjellë së bashku fermerë, blegtorë dhe bletërritës nga zona të ndryshme të Bashkisë Maliq.
Panairi i organizuar nga Bashkia Maliq në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Komunitare “Dhimitër Orgocka” prezantoi vlerat e trevës përmes produkteve bujqësore, blegtorale, bletërritëse dhe ëmbëlsirave tradicionale.
Krahas produkteve të zonës, aktiviteti u shoqërua me muzikë dhe folklor, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke vendosur në qendër traditat dhe kulturën lokale.
Panairi synoi të promovojë punën e prodhuesve vendas, produktet bio dhe potencialin e Bashkisë Maliq, duke përcjellë te vizitorët shijet, traditat dhe vlerat e kësaj treve.
Maliqi vijon të promovojë traditën, punën dhe prodhimet vendase, duke i kthyer ato në një vlerë të rëndësishme për komunitetin dhe turizmin e zonës.q
