Reagim pas rastit të dhunës mes të miturave,Rudina Bregu: “STOP dhunës dhe bullizmit”..

HomeActual

Reagim pas rastit të dhunës mes të miturave,Rudina Bregu: “STOP dhunës dhe bullizmit”..

Parashikimi i motit për sot/ Shi dhe vranësira, ulen temperaturat
Fan Noli dhe mesha e parë në gjuhën shqipe – 22 Mars 1908, një ditë historike për kombin dhe besimin
Maliq/Humb jetën 45-vjeçari nga zëmblaku, duke pastruar armën i ëshë shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën

Reagim pas rastit të dhunës mes të miturave,Rudina Bregu: “STOP dhunës dhe bullizmit”..

Pas pamjeve shqetësuese të një vajze të dhunuar nga bashkëmoshataret e saj, Administratorja e Njësisë Administrative Libonik, Rudina Bregu, ka reaguar publikisht, duke e cilësuar ngjarjen si një alarm serioz për shoqërinë.

Në reagimin e saj, Bregu thekson se ngjarje të tilla nuk mund të konsiderohen thjesht si “sherr mes adoleshentësh”, por përfaqësojnë dhunë, poshtërim dhe mungesë të theksuar edukate, respekti e përgjegjësie.

Ajo shpreh shqetësimin edhe për fenomenin e normalizimit të sjelljeve të papranueshme, duke theksuar se heshtja përballë bullizmit, kërcënimeve dhe shkeljes së rregullave vetëm sa e përkeqëson situatën.

“Sot ishte ajo vajzë. Nesër mund të jetë fëmija i kujtdo prej nesh,” shprehet Bregu, ndërsa u bën thirrje institucioneve dhe shoqërisë të vendosin kufij të qartë, të zbatojnë ligjin dhe të kërkojnë përgjegjësi nga kushdo që ushtron dhunë.

Në fund të mesazhit të saj, Administratorja e Libonikut apelon për më shumë edukatë, respekt dhe përgjegjësi, duke theksuar se asnjë fëmijë apo i rritur nuk duhet të jetë viktimë e dhunës.