E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, niset drejt Tiranës

HomeActual

E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, niset drejt Tiranës

Eridjon Rustemi kryeson sondazhin online të qarku.al për zgjedhjet e 11 majit, ja rezultatet…
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë e ndarë në doza, gati për shitje.
Një 15-vjeçare nga Pogradeci është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga banesa ditën e djeshme.

E rëndë në Korçë/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës..

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vinçan të Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, duke pësuar dëmtime në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri po merr ndihmë mjekësore në reanimacionin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.