“Pushtuesit – Zjarr dhe Hi”, premiera më 12 maj në Korçë

HomeActual

“Pushtuesit – Zjarr dhe Hi”, premiera më 12 maj në Korçë

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias së Republikës së Shqipërisë
Protesta në Maliq, zuri rrugën me traktor, gjobitet me 1 milion lekë fermeri (FOTO)
REAGIM VIJUES MBI GJENDJEN ALARMUESE NË NEWS 24, BALKANWEB DHE GAZETËN SHQIPTARE E PANORAMA

“Pushtuesit – Zjarr dhe Hi”, premiera më 12 maj në Korçë

Qendra Multifunksionale “Dhimitër Orgocka” në Maliq sjell shfaqjen më të re teatrore “Pushtuesit – Zjarr dhe Hi”, një produksion që pritet të ngjitet në skenë me premierë më 12 maj në Teatrin e Korçës.

Nën skenarin dhe regjinë e Mario Çaçit, kjo shfaqje premton të sjellë emocione të forta për publikun, duke ndërthurur elementë komikë dhe tragjikë në një rrëfim të veçantë artistik.

“Pushtuesit – Zjarr dhe Hi” është pjesë e projektit “Puls on Stars”, organizuar nga Këshilli i Qarkut Korçë, ku të rinjtë nga gjimnazet “Skënderbeu” dhe “Bardhyl Pojani” do të ngjiten në skenë për të shpalosur talentin e tyre.

Pas premierës në Korçë, shfaqja do të vijojë edhe në skenën e re të Qendrës Kulturore në Maliq.

Publiku është i mirëpritur të bëhet pjesë e kësaj eksperience artistike që sjell energji, pasion dhe kreativitet nga të rinjtë e zonës.