Aksion pastrimi në lumin Dunavec, Bashkia Maliq dhe organizatat mjedisore bashkojnë forcat për një mjedis më të pastër

HomeActual

Aksion pastrimi në lumin Dunavec, Bashkia Maliq dhe organizatat mjedisore bashkojnë forcat për një mjedis më të pastër

Maliq/28-Vjeçari u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi
Shpallen 10 Zona Zhvillimore në Bashkinë Maliq në kuadër të “Paketës së Maleve”
“Hajde mo ti biemë njëherë këtej nga Moglica”..

Aksion pastrimi në lumin Dunavec, Bashkia Maliq dhe organizatat mjedisore bashkojnë forcat për një mjedis më të pastër

Në kuadër të kujdesit për mjedisin dhe përmirësimit të hapësirave publike, sot u zhvillua një aksion pastrimi përgjatë lumit Dunavec në Bashkinë Maliq.

Ky aktivitet u organizua si përgjigje ndaj problematikave të krijuara nga reshjet e shumta të muajve Nëntor dhe Janar, të cilat kanë sjellë mbetje dhe materiale të ndryshme përgjatë brigjeve të lumit.

Në këtë nismë u përfshinë Bashkia Maliq në bashkëpunim me organizatat Qendra Norma, ReSu, Rrjedha dhe Albnatyra Youth, si dhe me të rinj dhe banorë të komunitetit që iu bashkuan aksionit për pastrimin e zonës.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit, duke nënvizuar se mbajtja pastër e natyrës është një detyrim i çdo qytetari dhe një investim për një të ardhme më të shëndetshme për komunitetin.

Organizatorët apeluan ndaj të gjithë banorëve që të tregojnë më shumë kujdes për mjedisin dhe të kontribuojnë në ruajtjen e hapësirave publike të pastra.

Nëpërmjet nismave të tilla synohet rritja e ndërgjegjësimit qytetar dhe përfshirja e komunitetit në mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.