Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme

HomeActual

Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme

Erget Cenolli/Studime të reja fringo për shpellën e Trenit
E trishtë në Maliq : Një 12 vjeçar ndërron jetë në spitalin e Tiranës pasi u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës.
Çdo vit po krijohen gjithnjë e më pak biznese të reja, çfarë tregojnë shifrat

Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme

Bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Përrenjas ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke vështirësuar lëvizjen e lirë dhe duke cenuar sigurinë në një nga arteriet kryesore të juglindjes së vendit. Kjo situatë nuk duhet dhe nuk mund të vijojë më tej.

Mbështes plotësisht hetimet e nisura nga Prokuroria dhe inkurajoj që ato të zhvillohen me shpejtësi, paanshmëri dhe transparencë të plotë. Zbardhja e plotë e rrethanave dhe përcaktimi i përgjegjësive është detyrim ndaj qytetarëve, pasi ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë.

Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zgjidhje dhe të dëgjohen. Institucionet kanë përgjegjësinë të ndërmarrin masa të menjëhershme për rikthimin e normalitetit dhe lehtësimin e situatës. Autoritetet duhet të vijojnë punën me ritëm për zgjidhjen e këtij problemi, duke garantuar qetësi, siguri dhe respekt për qytetarët.