Moti i keq me pasoja në furnizimin me energji elektrike në juglindje, punonjësit e OSHEE po ndërhyjnë mes kushteve të vështira atmosferike

HomeUncategorized

Moti i keq me pasoja në furnizimin me energji elektrike në juglindje, punonjësit e OSHEE po ndërhyjnë mes kushteve të vështira atmosferike

Vuante nga sëmundje e rëndë, ndahet para kohe nga jeta mësuesja e nderuar e shkollës speciale Anxhela Latifi
Maliq/27-Vjeçari rrëzohet nga çatia, ja gjendja e tij
Finalizohet operacioni “Four” në Korçë, zbardhen 4 vjedhje automjetesh – arrestohet autori i dyshuar

Ekipet e OSHEE- në juglindje janë në terren ku problematikat të mëdha, si pasojë e këputjes së përcjellësve dhe erës së fortë që ka përfshirë zonën.

Kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin elektrik në disa zona.

Në Çervenakë të Pogradecit, ekipet e OSHEE-së po punojnë në terren për vendosjen e shtyllave të energjisë elektrike, të cilat janë thyer nga era e fortë.

Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira, ndërsa punonjësit po përballen me rrezik të shtuar për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Afro 1800 abonentë ose familje po vuajnë mungesën e energjisë elektrike në Qarkun e Korçës, ndonëse dhjetra e dhjetra punonjës të OSHEE po përpiqen të.rregullojnë difektet.