Korçë / Aksident pranë repartit zjarrfikës, mjeti përmbyset në rrugë

HomeActual

Korçë / Aksident pranë repartit zjarrfikës, mjeti përmbyset në rrugë

Maliq/Humb jetën 61-Vjeçari, përmbyset me mjet bujqësor
Fotoja virale/ Zjarrfikësit të rraskapitur shtrihen në tokë për të pushuar!
DVKM Korçë godet një tjetër rast të trafikimit të emigrantëve, arrestohet një shtetas sudanez

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të repartit zjarrfikës në qytetin e Korçës, ku një automjet tip ML ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti fillimisht është përplasur me një automjet të parkuar në anë të rrugës dhe, si pasojë e goditjes, është përmbysur në mes të rrugës. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.