Një konflikt i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

HomeUncategorized

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Arian Jaupllari/ Emri që bashkon të gjithë qarkun e Korçës në 11-Maj.
Maliq/Filloi procedimi penal pasi një shtetas kap duke kryer punime ndërtimi pa leje
ZVA Maliq/Matura Shtetërore 2025 – Përgjegjësi dhe Bashkëpunim për një Proces të Drejtë.

Sipas informacioneve paraprake, tre shtetas kanë sulmuar me sende të forta një 39-vjeçar me inicialet G.M., duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur njërin prej autorëve.

Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë ka dhunuar 39-vjeçarin. Konflikti dyshohet se ka shpërthyer për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshihen në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta.

Çeliku fillimisht është konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas është rikthyer bashkë me dy persona të tjerë, duke përshkallëzuar sherrin. Në këtë moment, 39-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur njërin prej tyre.

Të gjithë personat e përfshirë janë dërguar për mjekim në spital dhe më pas janë shoqëruar në Komisariatin e Devollit, ku do të merren në pyetje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Në një video të siguruar nga redaksia e Pogradeci Press është fiksuar momenti kur Trajan Çeliku, së bashku me personat e tjerë të përfshirë, sulmon për herë të dytë 39-vjeçarin Guri Mazelliu. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Bilishtit, ku, siç shihet edhe nga pamjet, autorët mbajnë në duar shkopinj bejsbolli dhe i afrohen dhe sulmojnë mjetin e Mazelliut.