Konsumuan karamele me kanabis, mjeku pediatër Robrtt Rado flet për gjendjen e tre të miturave dhe jep alarmin që produktet tregëtohen nëpër dyqane

HomeActual

Konsumuan karamele me kanabis, mjeku pediatër Robrtt Rado flet për gjendjen e tre të miturave dhe jep alarmin që produktet tregëtohen nëpër dyqane

Masat për “kokat” e krimit, të arrestuarit nga 7 grupe kriminale dalin para gjykatës
Policia e Korçës identifikon, kap dhe vë në pranga shtetasin që hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Korçë.
Historia e Korçës së lashtë

Shefi i pediatrisë në Korçë, Robert Rado, ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e 3 motrave që konsumuan karamele me përmbajtje kanabisi që i gjetën pranë një koshi mbeturinash.

Mjeku u shpreh se dy motrat të moshës 11 dhe 8-vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 3-vjeçarja u vendos në intubim.

“Bëhet fjalë për një lloj substance që bën pjesë në kanabinoidë, derivatet e kanabisit, të cilat tregtohen apo gjenden nuk e di saktësisht nëpër dyqane ku shiten në formë karamelesh ose aribosh. Kemi edhe kutinë e substancës që kishte marrë. Këto, nëse përdoren pa kriter dhe në moshat pediatrike, japin pasoja të tilla siç i pamë dje.

Ne kemi pasur raste intoksikacionesh nga medikamentet apo lëndë të tjera që përdoren për qëllime të ndryshme, por rast në këtë moshë, veçanërisht 3 vjeç, me këtë lloj substance, nuk kemi pasur. Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve” sqaroi mjeku.

Ai shtoi se nga të dhënat që morën nëpërmjet prindërve dhe personave të afërt, thuhet se i kanë konsumuar nga dy copë. Nga dy, pra në formën e karameleve ose aribove që kanë qenë.

“Gjithsesi, duke parë dozën e përmbajtjes që kanë këto produkte, për fëmijën e vogël ishte një dozë shumë e madhe. Dhe sikurse e theksova, doza nuk është e saktë, pra edhe pse thuhet dy, mund të ketë konsumuar edhe më shumë se aq” deklaroi Rado.

Sipas mjekut problemi është se këto lloj substancash nuk kanë një antidot, pra një kundërveprim që të bllokojë efektin e tyre. Ne trajtojmë simptomatikisht, duke ruajtur parametrat jetikë për fëmijën: funksionin e zemrës, sistemin respirator, qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor.

Fëmijët shkuan në spital me kriza, me të vjella dhe me kriza konvulsive, gjë që tregon se substanca kishte dhënë efekt mbi sistemin nervor qendror.