Plagosje me thikë në Pirg, një i ri përfundon në spital

HomeUncategorized

Plagosje me thikë në Pirg, një i ri përfundon në spital

Korçë/Procedime penale për disa shtetas në qark: nga droga dhe dhuna familjare e deri tek prerja e paligjshme e druve dhe shkelja e monatoriumit të gjuetisë
Zjarri në Leminot vihet nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit të komunitetit
Aksident në Rrëmbec të Maliqit, dy të plagosur

Një konflikt mes dy të rinjve, njëri nga fshati Zvirinë dhe tjetri nga fshati Leminot, Bashkia Maliq, ka përfunduar me përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg, ku si pasojë e plagosjes ka mbetur i dëmtuar njëri prej të rinjve.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.