Aksident në Bulgarec të Korçës, përmbyset makina – Në spital një grua dhe dy fëmijë

HomeUncategorized

Aksident në Bulgarec të Korçës, përmbyset makina – Në spital një grua dhe dy fëmijë

Ndryshime në bashkinë Maliq – ja kush janë 5 administratorët e rinj
“Maliq – 64-vjeçarja tenton vetëvrasje me medikamente, po merr ndihmë mjekësore në spital” gjithashtu policia deklaron …
Ngjarjet më të fundit nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Aksident në Bulgarec të Korçës, përmbyset makina – Në spital një grua dhe dy fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në rrethin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.

Për pasojë, tre persona – një grua dhe dy fëmijë – janë dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit.