𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐥𝐥𝐨𝐭𝐨 𝐦𝐛𝐫ë𝐦ë 𝐧ë 𝐊𝐨𝐫çë, 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝟖 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚!

HomeActual

𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐦𝐚𝐝𝐡 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜𝐨𝐫 𝐩ë𝐫 𝐥𝐥𝐨𝐭𝐨 𝐦𝐛𝐫ë𝐦ë 𝐧ë 𝐊𝐨𝐫çë, 𝐚𝐫𝐫𝐞𝐬𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝟖 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚!

Pogradec/ Nuk i bindet urdheërit të punonjësit të policisë, proçedohet i riu
Changes in the State Police, Rrumbullaku orders new transfers and appointments
Një shtetas nga Devolli dyshohet se ka zaptuar tokën e një shtetasi tjetër.     

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë kundër basteve të paligjshme gjatë ditës së djeshme, ku kanë përfunduar në pranga mbi 8 persona. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar njëkohësisht në disa zona, pas një hetimi të thelluar për aktivitetin e paligjshëm të basteve online dhe fizike.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme parash, pajisje elektronike dhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin e paligjshëm. Mësohet se personat e arrestuar akuzohen për organizim dhe administrim të paligjshëm të basteve, ndërsa hetimet janë ende në vijim për të identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë.

Pritet që gjatë orëve në vijim policia të dalë me një deklaratë zyrtare për të dhënë më shumë detaje mbi operacionin dhe rezultatet e tij.