đ„đŠđ«đšđ­/ 𝐊𝐼𝐬𝐡 đŁđšđ§đžÌˆ 𝟏𝟒 đ€đšđ§đđąđđšđ­đžÌˆđ­ 𝐞 𝐏𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐃 𝐩𝐞 𝐝𝐹𝐬𝐣𝐞 đ§đžÌˆ 𝐒𝐏𝐀𝐊?

HomeActual

đ„đŠđ«đšđ­/ 𝐊𝐼𝐬𝐡 đŁđšđ§đžÌˆ 𝟏𝟒 đ€đšđ§đđąđđšđ­đžÌˆđ­ 𝐞 𝐏𝐒 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐃 𝐩𝐞 𝐝𝐹𝐬𝐣𝐞 đ§đžÌˆ 𝐒𝐏𝐀𝐊?

Olsi Bylyku- Akuza tĂ« rĂ«nda ndaj “Big BrothĂ«r”
Policia Korçë/Shiste doza Kokaine dhe Cannabisi, në qytetin e Maliqit dhe në fshatrat përreth, vihet në pranga një 39-vjeçar!
Cold week, but no rain

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament

Plot 12 kandidatë në listat e PD dhe PS për zgjedhjet e 11 majit, rezultojnë nën hetim, të paditur ose me dosje në Prokurorinë e Posaçme. Edhe pse Rama tentoi të distancohej nga ata që kanë ngrënë dardha pas shpine, sërish në listë ka futur 4 emra që janë nën hetim nga SPAK dhe nuk i dihet nëse do e gëzojnë mandatin nëse e marrin. Ndërkohë në PD lista është më e gjatë. Janë 10 emra që janë nën hetim ose kanë përfunduar për gjykim.

Duke i marrĂ« me radhĂ«. Te PS kemi Klotilda BushkĂ«n. Kryetarja e Komisionit tĂ« Ligjeve Ă«shtĂ« nĂ«n hetim pĂ«r intimidim tĂ« dĂ«shmitarĂ«ve dhe pengim tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Ajo ka dalĂ« te dosja “Veliaj”.

Emër tjetër është Olta Xhaçka. Ajo po hetohet prej shumë kohësh për afera me pronat e ushtrisë dhe veçanërisht privatizimin e portit të Sarandës.

Emër tjetër është Ceno Klosi. Ky i fundit kandidon në Fier në listë të hapur, por SPAK ka nisur një hetim për të kur ishte drejtor i Tatimeve. Po ashtu mësohet se dosje ka në SPAK edhe kundër ministrit Pirro Vëngu. Ai është paditur disa herë për abuzime kur drejtonte Portin e Durrësit.

Te PD kemi nĂ« krye tĂ« listĂ«s Sali BerishĂ«n, i cili Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r gjykim pĂ«r aferĂ«n “Partizani”. Pas tij vjen Ilir Meta, i cili ndodhet nĂ« qeli pĂ«r korrupsion dhe fshehje pasurie. Fatmir Mediu Po ashtu Ă«shtĂ« nĂ« proces gjyqĂ«sor pĂ«r GĂ«rdecin. Belind KĂ«lliçi po hetohet pĂ«r falsifikim tĂ« diplomĂ«s dhe fshehje pasurie.

Po ashtu për fshehje pasurie janë Flamur Noka me Asllan Dogjanin dhe Luan Baçin. Bardh Spahia është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, ndërsa Dashamir Xhika po hetohet për abuzime kur drejtonte ARRSH.

Pra duket se e ka SPAK në dorë nëse do e gëzojnë apo jo mandatin emrat e lartpërmendur.

Emrat me dosje në SPAK

PS

  1. Klotilda Bushka, po hetohet pĂ«r pengim tĂ« drejtĂ«sisĂ« dhe intimidim dĂ«shmitarĂ«sh te dosja “Veliaj”
  2. Olta Xhaçka, nën hetim për afera me pronat e ushtrisë
  3. Pirro Vengu, i paditur disa herë për afera te Porti i Durrësit
  4. Ceno Klosi, nën hetim për afera si drejtor i Tatimeve

PD

  1. Sali Berisha, dĂ«rguar pĂ«r gjykim pĂ«r aferĂ«n “Partizani”
  2. Belind Këlliçi, nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie
  3. Fatmir Mediu, po gjykohet për tragjedinë e Gërdecit
  4. Asllan Dogjani, dërguar për gjykim për fshehje pasurie
  5. Ilir Meta, në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie
  6. Bardh Spahia, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre
  7. Xhelal Mziu, ka nisur një hetim për dy tenderë pastrimi kur ishte kryetar bashkie në Kamëz
  8. Dashamir Xhika, në shkurt ishte hera efundit që shkoi në SPAK. Po hetohet për disa tenderë kur ishte në krye të ARRSH.
  9. Luan Baçi, nën heitm për fshehje pasurie
  10. Flamur Noka, nën heitm për fshehje pasurie