Zjarr në zonën kufitare të Vernikut, forcat shqiptare dhe greke në gatishmëri – Prefekti Jole: Situata po monitorohet nga afër

HomeUncategorized

Zjarr në zonën kufitare të Vernikut, forcat shqiptare dhe greke në gatishmëri – Prefekti Jole: Situata po monitorohet nga afër

Aksident në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe
Vëllezërit konfliktohen për pronën në Orman, njëri arrestohet tjetri në ndjekje penale
Maliq/27-Vjeçari rrëzohet nga çatia, ja gjendja e tij

Një vatër zjarri është raportuar mesditën e sotme në fshatin Vernik të njësisë administrative Qendër Bilisht, në Bashkinë Devoll, shumë pranë kufirit me Greqinë. Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, njoftoi se forcat e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë angazhuar intensivisht në terren.

Sipas Prefektit, në vendngjarje kanë qenë gjatë gjithë ditës dhe natës rreth 48 forca të shërbimit zjarrfikës (MZSH), shërbimit pyjor dhe vullnetarë, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Për shkak të erërave, perimetri i zjarrit është përhapur në drejtim të pikës kufitare, duke e bërë situatën më të ndjeshme.

Në terren ndodhen gjithashtu Nënprefekti i Devollit, Përgjegjësi i Sektorit të Emergjencave Civile në Prefekturë, si edhe përfaqësues nga strukturat e MZSH Devoll, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, OSHEE dhe tre mjete me efektivë nga bashkitë Korçë, Maliq dhe Pustec, të cilët janë vendosur në gatishmëri për të mbrojtur objektet dhe zonat e banuara.

Ndërkohë, është arritur një rakordim paraprak me palën greke për të qenë të gatshëm për ndërhyrje në rast nevoje. Nëse situata do të kërkojë ndërhyrje më të madhe, është parashikuar edhe mbështetja nga ajri me një avion nga pala greke.

Prefekti Jole siguroi se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin me kujdes zhvillimin e situatës, me qëllim mbajtjen nën kontroll të zjarrit dhe shmangien e çdo rreziku për komunitetin dhe territorin përreth.