Vendimi/83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë

HomeActual

Vendimi/83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë

Korçë/Në të gjithë qarkun do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ja oraret
Jole/Në fshatin Sheqeras me fermerin e ri Enea Xhone dhe mekanizatorët Ordi dhe Denisi që kanë në pronësi tre autokombajna
Korçë/20-Vjeçari duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin është përplasur me një automjet tjetër..

83 vite burg për 4 autorët e vra*jes së Martin Çeços në 2022 në Maliq, 20 vite burg për vajzën që e nxori në pritë

Picture

Gjykata e Korçës ka dënuar 4 persona për vrasjen e Martin Çeços. Krimi tronditës ka ndodhur më 12 Qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të.

​Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen dhe u dënuan përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim. Bariu e tyre Bledi Angjo me 15 vite burgim dhe Martina Pajollari me 20 vite burgim, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.

Prokuroria e ka cilësuar si krim pasioni, pasi nga hetimet rezultoi se viktima kishte krijuar lidhje dashurie me Pajollarin e cila paralelisht ishte e lidhur dhe me njërin prej autorëve, Valter Mollajn.

Referuar procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 10 shkurt, mësojmë se 4 personat u dënuan për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

​Vendimi u dha nga gjyqtaret Luljeta Kole, Eglantina Mikani dhe Gentiana Shukullari, ndërsa hetimet u kryen nga prokurorja Ledjana Shkurti.

Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, artikuloi se nuk është kërkuar nga prokuroria vënia në dispozicion e materialeve nga kompania “Meta” ku është pretenduar se viktima dhe autorët e dyshuar kanë pasur kontakt në Facebook.

​Sipas tyre nuk vërtetohet se Valter dhe Edlir Mollaj të kenë kryer ketë krim dhe paralajmëruan apelim te vendimit të shkallës së parë.