Vatra e zjarrit në Strelcë nën kontrol..
Vatra e zjarrit në zonën pyjore pranë fshatit Strelcë, në Bashkinë Maliq, është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave në terren. Aktualisht, situata po monitorohet me kujdes të shtuar, për shkak të temperaturave ekstreme që parashikohen gjatë ditës së sotme.
Në operacion u përfshinë 146 forca, përfaqësues të Bashkisë Maliq, Policisë së Shtetit, si dhe banorë të zonës, të cilët bashkëpunuan në mënyrë shembullore për të vënë nën kontroll flakët.
Ndërkohë, në Dishnicë, një tjetër vatër aktive vijon të jetë në fokus të ndërhyrjeve. 65 forca janë aktualisht në terren, duke punuar për neutralizimin e plotë të zjarrit.
Autoritetet theksojnë se orët në vijim janë vendimtare dhe kërkojnë vigjilencë maksimale, për të shmangur çdo rrezik të ri.