USAID financoi njerëzit që u shpallën në kërkim nga SPAK-u

HomeActual

USAID financoi njerëzit që u shpallën në kërkim nga SPAK-u

Kasandra Kasmi/Ç’po ndodh me të rinjtë sot..
Movement in the State Police, the names of new chiefs for each sector
Korçë/Ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës dhe pa kasë fiskale.

Ekskluzive – USAID financoi njerëzit që u shpallën në kërkim nga SPAK-u

CNA ka kryer së fundmi një investigim, nga ku ka zbuluar financimet e USAID për njerëz në kërkim nga SPAK-u.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ambasador i SHBA në Shqipëri ishte Donald Lu.

USAID kreu një trajnim që zgjati 5 vite, në sajë të programit JuST (Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri).

Mes personave të financuar nga USAID ishin edhe të kërkuarit nga drejtësia.

Endrit Habilaj ka qenë një nga njerëzit e trajnuar, i cili më pas mori drejtimin e “Top News”-it, për llogari të Mirel Mërtirit dhe një nga njerëzit kryesorë që sulmoi SPAK-un dhe prokurorët e këtij institucioni për interesat kriminale të inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Kjo konfirmohet edhe nga një njoftim i bërë publik më 19 shtator 2015 nga ambasadori Donald Lu në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA në Tiranë.

Në njoftimin në faqen e ambasadës shfaqen disa nga personat e financuar krah ambasadorit, mes të cilëve është edhe Endrit Habilaj.

Ky i fundit u shpall në kërkim nga SPAK-u në korrik të 2024-ës së bashku me disa persona të tjerë për aferën në inceneratorin e Tiranës. (Lexo këtu)

SPAK-u deklaroi se Habilaj dhe njerëzit e inceneratorëve kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

“Pas kryerjes së hetimeve dhe analizimit të provave, në datën 29.06.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj 8 shtetasve (shqiptarë dhe të huaj), të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale  “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose  veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërma “a” dhe “b”, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tetë shtetasve me inicialet D.Y., G. C., D. T., M. L., M. D., I. D., E. H. dhe R. N.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë shtetasit K.Z. dhe M.M., ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg””, njoftoi Prokuroria e Posaçme në 16 korrik të 2024-ës.

Habilaj ishte një nga njerëzit kryesorë të Mirel Mërtirit në Tiranë, dirigjenti mediatik i të quajturit “truri” i inceneratorëve nga SPAK-u. (Lexo këtu)

Endrit Habilaj është gjithashtu një nga njerëzit që ka punuar në “Top Channel” dhe “Top News”, është njeriu që iku nga ky institucion duke thënë se Vjollca Hoxha i vinte gjoba biznesmenëve dhe më pas u rikthye nga Mirel Mërtiri për të bërë luftën me SPAK-un. (Lexo këtu)

Ai përfundoi pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorit të Tiranës dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar./ CNA