Tragjedi në Korçë – i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

HomeUncategorized

Tragjedi në Korçë – i moshuari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

DVP Korçë | Operacion policor “Qarku”: Goditen lojërat e paligjshme të fatit në Korçë dhe Pogradec
Arrestohet një 50-vjeçar i proceduar penalisht disa herë për shkatërrim prone.
Dhunë në familje në Korçë, lëshohet urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Korçës. Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari, i cili nuk ishte banor i pallatit apo i lagjes ku ndodhi ngjarja, është ngjitur në katin e katërt dhe më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë akt ekstrem, ndërsa policia po heton për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.