THIRRJE PËR FERMERËT / Falje e kamatëvonesave për të vetëpunësuarit në bujqësi
Tiranë – Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar më 12.12.2025 Ligjin nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili sjell lehtësime të rëndësishme për të vetëpunësuarit në bujqësi.
Ligji parashikon fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, sipas këtyre përcaktimeve:
✅ Çfarë parashikon ligji?
🔴 Pika 3, neni 5 – Fshirje e plotë e kamatëvonesave (deri më 31.12.2014)
Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për periudhat tatimore deri më 31 dhjetor 2014, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi.
⚠️ Nuk përfshihet kontributi bazë.
🛑 Pika 5, neni 6 – Shuarje me kusht (01.01.2015 – 31.12.2024)
Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2024, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda datës 31.12.2026.
📌 Sa është masa e kontributeve?
Kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuarve në bujqësi, nga data 01.10.1993 deri më 31.12.2024, do të paguhen pa kamatëvonesa, sipas përcaktimit të VKM nr. 653:
➡️ Zona fushore – 38,400 lekë në vit
➡️ Zona malore – 29,400 lekë në vit
🎯 Një mundësi për fermerët
Ky ligj konsiderohet një mundësi reale për fermerët që të rregullojnë detyrimet e prapambetura, të përfitojnë nga falja e kamatëvonesave dhe të formalizojnë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore.
📢 Thirrje për të gjithë fermerët: Informohuni pranë zyrave tatimore dhe përfitoni nga kjo skemë lehtësuese brenda afateve të përcaktuara.
qarku.al
