Edhe pse në dukje një qytet i epokës komuniste, mund të konsiderohet vendi më i pasur në Shqipëri gjatë periudhës antike deri në mesjetë dhe zona me e rëndësishme e Dasartëve. Këtë e konfirmojë burimet arkeologjike që i përkasin të gjitha periudhave të zhvillimit jetësor.
Maliqi është qyteti me hangarin e dytë më të madh të Shqipërisë në prodhim dhe shumë thesare të prehistorisë.
Ai shtrihet përmes rrugës nacionale Pogradec-Korçë dhe është një destinacion që mund të bëhet edhe brenda ditës.
Në të hyrë të Maliqit, djathtas pa kaluar lumin mbi Devoll dikur vlonte jeta. Këtu fshihet vendbanimi prehistorik i Maliqit, një nga vendet me më shumë të dhëna nga prehistoria shqiptare dhe përfshin studimin e neolotit të vonë, bakrit dhe bronzit.
Ndryshe ky vendbanim prehistorik quhej Palafit, me stil banesash të ngritura nga toka, me kolona druri dhe mure të bëra me baltë e degë pemësh.
Arkeologu Florenc Cenolli tregon se vendbanimi prehistorik i Maliqit është shumështresor dhe lidhet me periudhën e neolitit, bakrit dhe hekurit.
Në qytetin e sotëm të Maliqit godinat e ndërtuara në kohë të Rusisë e kanë ende lavdinë e dikurshme, rrugët janë të pastra e njerëzit të sjellshëm.
Dekada më parë, e gjithë fusha notonte në ujë dhe pas Çlirimit u tha këneta që do krijionte një hambar të madh ushqimor. Më pas u ndërtuar qyteti, e më tej fabrika e sheqerit.
Ishin të shumtë të dënuarit politikë që morën pjesë në tharjen e kënetës, mes të cilëve gjuhëtari Arshi Pipa, Dhimitër Pasko, i njohur si Mitrush Kuteli, Pashko Gjeci, At Thoma Shkurti etj.
Fillesat e qytetit i përkasin vitit 1946, me tharjen e kënetës e më tej me ardhjen ne vullnetarëve që jetonin në disa godina të improvizuara. Ndërtimi i fabrikës së sheqerit i dha drejtimin industrial qytetit dhe pas kësaj nis ndërtimi i godinave të para të qytetit që ishin sipas modelit rus.
Edhe sot Maliqi mbahet për prodhimin e kulturave të shumta bujqësore dhe mollëve.
Sot fusha bujqësore e Maliqit prej 134 mijë hektarë zë peshën kryesore të prodhimit pas fushës së Myzeqesë.
Një nga kalatë e lashta është ajo e Kloçës ose siç njihet ndryshe ‘Hija e Korbit’. Ajo ndodhet 2 km në jug të Maliqit, në një lartësi prej 1250 metër mbi nivelin e detit.
Në majë të kodrës duken pjesë të kalasë, që ka pasur një sipërfaqe prej 18 hektarësh dhe që i përket antikitetit të vonë. Nga muret mbrojtëse ruhen vetëm dy trakte të dëmtuara e po kaq shumë po e dëmtojnë kërkuesit e paligjshëm të thesareve. Që andej fusha e Maliqit duket në pëllëmbë të dorës.
Një tjetër destinacion që nuk duhet humbur është Pylli i Fazanëve, një monument natyre që të magjeps me madhështinë e tij, i cili është kthyer në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj. Destinacion_euronews