Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias së Republikës së Shqipërisë

HomeActual

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias së Republikës së Shqipërisë

E trishtë në Maliq/Humb jetën një shtetas, ra në kontakt me energjinë elektrike.
BASHKIA KORÇË NJOFTON/SIPAS SHËRBIMIT METEOROLOGJIK TERRITORI I BASHKISË KORÇË GJATË DITËVE NË VIJIM DO TË PËRFSHIHET NGA RESHJE SHIU DHE BORE
Korçë/Deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhërin e Ministrit Taulant Balla, po na detyroni të largohemi nga shqipëria

Deklaratë për Shtyp

Dënojmë pengesat ndaj punës së gazetarëve të emisionit “Xhadat” i MCN TV, nga Bashkia Kurbin dhe Kryetarja Majlinda Cara të cilët duhet të respektojnë lirinë e medias dhe të mbajnë përgjegjësi për rastin e publikuar në media.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias (SGPM) shpreh shqetësimin dhe dënimin e saj të plotë ndaj një akti të rëndë të ndërhyrjes në ushtrimin e profesionit të gazetarëve, që ka ndodhur së fundmi në Bashkinë Kurbin.

Sipas raportimeve të publikuara nga kolegët në terren, përfaqësues të medias janë penguar në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndjekin dhe raportojnë mbi zhvillime me interes publik në ambientet e bashkisë. Ky veprim përbën një shkelje flagrante të lirisë së informimit dhe një cenim të të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

SGPM e konsideron të papranueshme sjelljen dhe qëndrimin e shfaqur nga përfaqësues vendorë të Bashkisë Kurbin dhe i bën thirrje Kryetares së Bashkisë, znj. Majlinda Cara, që të respektojë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për transparencë, si dhe të garantojë lirinë dhe sigurinë e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Liria e medias nuk është një opsion, por një detyrim themelor në një shoqëri demokratike. Sulmet, presionet apo pengesat administrative ndaj punonjësve të medias minojnë rëndë procesin demokratik dhe përpjekjet për një qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme.

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të hetojnë menjëherë rastin dhe të marrin masa për të mos lejuar përsëritjen e ngjarjeve të tilla. SGPM qëndron në krah të gazetarëve të prekur nga ky incident dhe garanton mbështetje të plotë ligjore dhe morale.