Shpërthim në portën e avllisë së një personi në Vorë, policia: Ka dëme të vogla materiale

HomeCronic

Shpërthim në portën e avllisë së një personi në Vorë, policia: Ka dëme të vogla materiale

Sot u zhvillua një tryezë e rëndësishme me gazetarë, prokurorë dhe përfaqësues të policisë, e organizuar nga SCiDEV me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.
The tragic accident, the 30-year-old Albanian lost his life
Adoleshenti përfundoi në spital me plagë në bark, reagon policia: Konflikt mes dy 15-vjeçarëve, një në spital dhe tjetri në komisariat

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Marikaj të Vorës në mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia njoftoi se në portën e avllisë së një personi është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e ngjarjes ka dëmtime të vogla materiale.

“Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale”, njoftoi policia.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Policia po heton për sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al