Shefi i zjarrfikësve tregon detaje nga tragjedia në Maliq: “Dyshime për shkakun e zjarrit, në vendngjarje u gjetën shkrepse”

HomeUncategorized

Shefi i zjarrfikësve tregon detaje nga tragjedia në Maliq: “Dyshime për shkakun e zjarrit, në vendngjarje u gjetën shkrepse”

Jam një qytetar i thjeshtë/Nuk Dua Të Përfaqësohem nga Injoranca
Maliq/27-Vjeçari rrëzohet nga çatia, ja gjendja e tij
Operacioni “Grupi”/ Zbulohet rrjeti kriminal i drogës në Maliq e Korçë, 2 në pranga dhe 2 në kërkim – lënda përpunohej për tregun grek

Tragjedia që tronditi Maliqin, ku humbën jetën një nënë dhe i biri ndërsa vajza e vogël ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, po hetohet në disa pista.

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Maliq, Sadik Halili, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë, duke theksuar se ekzistojnë dy versione për rënien e zjarrit: një mundësi është përfshirja e zonës ku ndodheshin drutë e zjarrit, ndërsa tjetra lidhet me shkëndija të mundshme nga ndezja, pasi në vendngjarje janë gjetur disa fije shkrepse.

Sipas Halilit, zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë rekord në banesën e familjes Azisllari, për shkak të distancës së afërt nga qendra e Maliqit.

“Në derën e kuzhinës gjetëm nënën në gjendje të asfiksuar, ndërsa djali 14-vjeçar që kishte arritur të dilte jashtë, ishte gjithashtu i pavetëdijshëm,” – u shpreh ai.

Vajza 6-vjeçare e familjes, e cila sipas fqinjëve jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndodhet aktualisht në gjendje kritike për jetën në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

Ngjarja ka tronditur mbarë komunitetin, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit tragjik.