Përmes përkushtimit dhe dashurisë për pikturën, Besniku synon të përcjellë këtë pasion edhe tek fëmijët e talentuar të Bashkisë Maliq, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe të shprehin imagjinatën përmes artit.
Nisma dhe angazhimi i tij pritet të krijojnë një hapësirë të re për edukimin artistik të të rinjve, duke nxitur talentet e reja dhe duke kontribuar në pasurimin e jetës kulturore të komunitetit.
