Rriten temperaturat! Parashikimi i motit për sot dhe gjatë gjithë javës

HomeActual

Rriten temperaturat! Parashikimi i motit për sot dhe gjatë gjithë javës

Pogradec/60-vjeçari i bllokon hyrjen e shtepisë një shtetasi me pretendimin se ishte e tij
Korçë/ 20-Vjeçari dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e një 64-vjeçari
Pogradec/Dy shtetas 17-vjeçarë kërcënojnë nëpërmjet telefonit një bashkëmoshatar

Si do ndikojnë dy anticiklonet Azoreve dhe Afrikani

Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.

Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.

Përsa u përmend edhe më lartë, për ditën e hënë por edhe ditët e mërkurë, enjte dhe ditën e premte moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat ditën e hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën e pikave.

Përjashtim bënë dita e martë. Moti për ditën e martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyre ditëve (kryesisht në vlerat e mesditës), por në vlera mormale të mesatares klimaterike të vendit tonë.

/gazeta-shqip