HomeUncategorized

Romina Xhaferi/Shqipëri e Bukura ime..

Pogradec/ Mjeti tip “Volkswagen” përplaset me makinën e policisë, lëndohet oficeri i policisë
Nga Armand Braho/Ç’po na shohin sytë dhe ç’po na dëgjojnë veshët!
Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar para pak minutash me urdhër të SPAK.

Shqipëri,
E bukura ime!

Shqipëri,
E bukura ime!
S’di të qaj a të gëzohem,
Të të kritikoj a të përqafoj .
Më dhemb shpirti,
Kur të shoh të plagosur e të vrarë,
Të përkëmbur e të nënqeshur,
por të fortë si shkëmb e të pathyeshme si gur .

Shqipëri!
Ç’të kanë bërë kështu e mira ime?!
Hijeshinë nuk ta heqin dot e s’ta zhvatin nurin që të mbështjell në diamante vezulluese.
E rrënjosur ngrohtësia jote në çdo zemër shqiptari , sado i zemëruar me ty Shqipe!
Ti nuk i le bijtë e tu të pastrehë,
por çatia jote sulmohet nga ulkonjat e kobshme!

Kam hapur çadren të mbrohem vetë derisa çatia jote të rikuperohet e të bëhet e paprekshme.
Do të përpiqem të të mjekoj kryelarta ime,
se nga afër a nga larg, do të përpiqem!
Do të lutem mos të më mërzitesh nëse iki të rimarr forcën e duhur larg teje.
Jam pak e zemëruar , por jo te urrej ty,
Kurrë, Shqipëria ime!

Të detyrohemi sa universi të të shërojmë plagët e marra,
por frymo në rezistencë se na duhet kohë,
kohën që ta vodhën ty për të lulëzuar e për t’u ngritur në maja, aty ku meriton të jesh Shqipe!
Kohën e shtrenjtë që na morën neve, për të të bërë ty krenare me aftësitë tona , gjak shqiptari!

Shekullofsh e ndriçofsh gjithmonë,
Rrofsh sa malet me kryeneçësi dhe shpirtin e mbushur plot me dashuri!
I mbledhsh sa më parë bijtë e tu në prehërin tënd e gëzofshi së bashku në ngjyrat kuq e zi!

~Romina Xhaferi©