E angazhuar në aktivitete kulturore e sportive dhe pjesëmarrëse në olimpiada të ndryshme rajonale dhe kombëtare. Me një pasion të lindur për shkencën e Matematikës, me synime mjaft të qarta , në vitin 2018 nisi studimet e larta Bachelor në degën Matematikë-Fizikë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane në Universitetin “Fan S. Noli” , Korçë, ku arriti rezultate te larta.
Duke e dashur shumë librin,letërsinë dhe artin, në moshën 15-vjeçare spikati talentin e të shkruarit , kryesisht poezinë. Për të poezia është arti i fjalës që ushqen shpirtin dhe zbukuron komunikimin e botës së brendshme. Pjesëmarrëse në Konferenca Kombëtare Studentore, aktivitete artistike dhe fituese e disa çmimeve të poezisë.
Me dashurinë e madhe për numrin, është e zhytur në botën e shifrave , logjikën dhe analizën matematikore që është pjesë e çdo momenti të saj
Të mos mbetemi nostalgjikë të kohëve, por të ecim me ndryshimin në kërkim të zhvillimit bashkëkohor dhe modern. Ne jemi këtu me një mision, në kërkim të inovacionit dhe risisë.
Jeta,
Të sjell për të prezantuar veten
Personalitetin dhe ngjyrat e karakterit
Të jep shansin të ecësh në hapa dhe të rritesh
Të prezanton me të bukurën, të hijeshmen
Të mirën e të keqen, të shëmtuarën e të ligën
Të tregon rrugë të drejta apo me kthesa
Ose të ngatërron nëpër labirinte e shkurre
Të sjell pranë njerëz të dashur e shpirtmirë
Ziliqarë dhe keqdashës,ngatërrestarë
Të paraqet herë ulje e herë ngritje
Herë suksese e herë dështime
Të jep shansin të duash e të dashurosh
Të fluturosh me ose pa krahë në hava
Të dhuron frymën ta jetosh i qetë!
…E në fund të sjell vdekjen!
Vdekja,
Të fundos në pusin e errët e të ftohtë
Sjell fundin e gjithçkaje të jetuar
Bukur apo llahtarshëm,sidoqoftë
Sjell lotë për njerëzit e dashur dhe dhimbje
E fjalë të bukura e vlerësime të shumta
Për ata që kurrë s’ti thanë kur ti jetoje
Të bllokon rrugë të lëna përgjysëm
Të merr shpirtin dhe trupin bashkë
Të jep qetësinë e munguar apo të kerkuar
Të lehtëson dhimbjen e jetës
Ose të stopon përfundimisht shansin e saj
…Sjell jetë për atë që nuk jetoi kurrë
Nga vuajtjet e dhimbjet e mëdha!
Romina Xhaferi