Reagimi i Erion Isait për arrestimin e Veliajt ngjall zemërim: Komentuesit e paralajmërojnë për SPAK-un

HomeActual

Reagimi i Erion Isait për arrestimin e Veliajt ngjall zemërim: Komentuesit e paralajmërojnë për SPAK-un

Maliq/73-Vjeçarja nga Ormani largohet nga shtëpia
Maliq/45-Vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë
Fotoja virale/ Zjarrfikësit të rraskapitur shtrihen në tokë për të pushuar!

Reagimi i Erion Isait për arrestimin e Veliajt ngjall zemërim: Komentuesit e paralajmërojnë për SPAK-un

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ka ndezur debat në rrjetet sociale pasi shpërndau në Facebook një status të Erion Veliajt, pas arrestimit të këtij të fundit nga SPAK. Me këtë veprim, Isai i ka dalë hapur në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, por reagimi i qytetarëve nuk ka qenë aspak i butë.

Ndjekësit kanë vërshuar me komente kritike, duke e akuzuar për servilizëm dhe duke e paralajmëruar se edhe ai vetë mund të përballet me drejtësinë. “Këtë share e ke për shokun apo për shokët e shoqët që të kanë kthyer krahët dhe nuk po të japin like e share?”, shkruan një komentues me ironi.

Të tjerë e kanë paralajmëruar për hetimet e SPAK, duke e lidhur edhe me faktin se ai vetë është në proces hetimor nga ky institucion. “Bëje kujdes, Kryetar, po ngatërrohet SPAK! Po të marrin dhe ty, e keni emrin të dy njëlloj,” thuhet në një tjetër koment.

Disa qytetarë janë shprehur të revoltuar ndaj korrupsionit në radhët e pushtetit vendor: “Hajdutë, e shkatërruat Shqipërinë o maskarenj!” Një tjetër komentues e lidh me shpenzimet marramendëse që sipas SPAK-ut ka bërë bashkëshortja e Veliajt: “Për të gjithë ju që po ndjeni keqardhje për Lalin; sipas SPAK, nusja e tij kishte shpenzuar 860 mijë euro për rroba e bizhuteri!”

Reagimi i Isait, në vend që të sillte mbështetje për Veliajn, duket se ka nxitur edhe më shumë pakënaqësi dhe dyshime ndaj tij. Me hetimet e SPAK që po shtrihen gjithnjë e më shumë, disa komentues nuk ngurrojnë t’i kujtojnë kryebashkiakut të Kolonjës se “do të vijë ora edhe për të”.#juglindje